Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane përgëzon SPAK: Përparim mbresëlënës në reformën në drejtësi!

Ambasada Amerikane përgëzon SPAK: Përparim

I dërguari i SHBA në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e SPAK në reformën e drejtësisë.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës./dritare.net

Ambasada Amerikane përgëzon SPAK: Përparim