Ja mesazhi që ka ambasada amerikane në Shqipëri për qytetarët e saj!
Dritare.net
Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton të gjithë shtetasit amerikanë që janë në Shqipëri, të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA. Për momentin e vetmja mënyrë kthimi është përmes linjës transit nga Stambolli, pasi pak ditë më parë të gjitha linjat përveç Air Albania, nuk funksionojnë më, deri në një moment të dytë.
“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë informacion të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës./L.F-dritare.net