
Ambasada amerikane në Tiranë: Dimë lëvizjen e radhës së Rusisë. Ja si do përgjigjet SHBA!
E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02
Dritare.net
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një reagim për luftën në Ukrainë duke theksuar se dihet lëvizja e radhës e Rusisë. Megjithatë paralajmëron se nëse Rusia vijon planet e saj të ankesimit, SHBA dhe aleatët e partnerët do t’i përgjigjen me shpejtësi e ashpërsi.
"Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë," nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video./Xh.Xh/dritare.net

















