Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane ka një ftesë për ju, këtë mars!

Ambasada Amerikane ka një ftesë për ju, këtë mars!

Data 8 mars, njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Dita kushtuar nderimit të arritjeve të grave në të gjithë historinë, në të gjithë botën, dita kur gratë pa dallim feje, kulture, ngjyre, bëhen bashkë për të mbrojtur e kujtuar të drejtat dhe liritë e tyre. Arritjet e gruas në sferën sociale,ekonomike, kulturore dhe politike kremtohen në një ditë, për të kujtuar se kanë ndryshuar historinë, të tashmen dhe do të ndriçojnë të ardhmen. Ndërmend na vijnë gra që e kanë bërë botën të ndryshojë, si Mari Kyri, Rosalind Franklin që praktikisht zbërtheu sekretin e jetës, Margaret Thatcher që shkroi historinë britanike, si e para kryeministre femër, Indira Gandi, figurë e rëndësishme për gratë indiane dhe për gratë në të gjithë botën, natyrisht nuk mund të lëmë pa përmendur Nënë Terezën, nënën e të gjithë botës, e shumë gra të tjera që kanë vënë gjurmën të cilën koha e bën më të qenësishme.

Ambasada Amerikane ka një ftesë për ju, këtë mars!

Teksa 8 marsi i këtij viti po afron, Ambasada Amerikane ka vendosur të nderojë pikërisht ato, gratë kurajoze të cilat janë këtu,në mesin tonë. Një grup grash të jashtëzakonshme që mishërojnë guxim dhe udhëheqje. Ambasada Amerikane, si gjithmonë promovon rolet model të gruas, për të dhënë forcën dhe kurajon se në fakt çdo grua mundet, çdo grua mund tia dalë, teksa fton çdokënd të bëhet një me nismën, me nismën për t’iu bashkuar kremtimit të grave, në mes imazhesh suksesi. “Ndani me ne foto të gruas që ju frymëzon”, shkruan njoftimi i Amabasadës Amerikane, një kërkesë për të hedhur shikimin përreth, te çdo grua e suksesshme që me forcë e vullnet na tregon se po, gratë ia dalin dhe suksesi mban emrin e tyre. Të tregojmë fytyrën e gruas që na frymëzon, që na tregon sesi shkallë-shkallë përmirësohet çdo hallkë e jetës tonë. Ambasada Amerikane na fton të zbulojmë imazhin që e bën jetën më të bukur, të gruas që ti mund ta duartrokasësh pa frikë, se në çdo frymë jeton një shpresë dhe në çdo grua, një forcë e madhe!/M.M-dritare.net