Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alimehmeti: Ja vaksina që ka rezultuar më efektive!

Alimehmeti: Ja vaksina që ka rezultuar më efektive!

''Vaksina Astra Zeneca ka rezultuar të jetë më efektive, edhe ndaj varianteve të reja të Covid-19”, kështu u shpreh mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në emisionin Java në Dritare TV. Doktori u shpreh se personat që kanë marrë dy dozat e kësaj vaksine, mund të mos e marrin dozën e tretë përforcuese.

“Ata që kanë marrë vaksinën Astra Zeneca mund të mos kenë nevojë për një dotë të tretë përforcuese. Në një kohë të shkurtër Pfizer ishte superior ndaj vaksinës Astra. Por në një vëzhgim më të gjatë, shohim që Astra Zeneca është më e qëndrueshme. Ne po e shohim që vaksina Sinovac por edhe Pfizer ishin më pak efektive në këtë periudhë, edhe ndaj variantit delta”, u shpreh Alimehmeti në Dritare TV./L.F-dritare.net