
Alfred Cako: Vetëm ardhja në pushtet e opozitës, do të pengojë hedhjen e antraksit me avionët e Cabales dhe rastet me kovid
Dritare.net
Alfred Cako idenë e tij të fundit konspiracioniste e lidh me ngjarjet aktuale politike në vend. Sipas tij vetëm ardhja në pushtet e opozitës do të pengojë hedhjen e antraksit me avionët e Cabales dhe rastet me kovid. Statusi i plotë i Cakos:
"Cfare po ndodh me zgjedhjet?
Situata e tensionuar pas thirrjes publike te Rames per Bashen qe te bashkepunoje me Rilindjen sorosiane tregon qe forcat reale te opozites nuk jane dakord per oferten e A. Sorosit per ta terhequr Bashen ne bashkepunim per axhenden e shpopullimit dhe bashkepunimit ne luften kunder Rusise. Pozicionimi i Cabales, sindikates boterore te krimit kunder politikaneve te koruptuar nacionalista shqiptare i ka armiqesuar palet. Ne fakt sot ne Shqiperi po luftojne per pushtet per 4 vitet e ardhshme kjo Sindikate Nderkombetare e Cabalas te ciles i sherben Rilindja dhe dyshja Berisha- Meta. Kjo dyshe nacionaliste ndjehet e kercenuar pasi Cabala ja u prish gjumin me ane te sistemit te ri te drejtesise qe po e shtie ne dore nga dita ne dite. Basha i cili eshte nje vegel dhe u largua me urdher te Cabales nga pushteti qendror e lokal, ja la gjithe terrenin te lire Rames per Reformen sorosiane ne Dejtesi. Berisha dhe Meta rane ne kurthin sorosian me shprese se do te benin presion mbi sedren e Rames!!!
Ne fakt asgje nuk ka sot me shume rendesi se sa axhenda e shfarosjes me vaksina. Po te shohim fushaten dhe reklamat e partive, Rama jep garanci per sorosianet me mesazhet subliminale te Plandemise me maskat, distancimin social absurd dhe vaksinat. Opozita e ka anshkaluar kete mesazh dhe jep shprese per politika liberale. Ardhja e opozites e pusbtet do te pengoje hedhjen e antraksit me avionet e Cabales dhe rastet me Covid.
Edhe vrasja e djeshme ishte nje mesazh per Cabalen dhe njeriun e tyre ne pushtet qe te respektojne regullat e lojes dhe te lene menjane manipulimet. Kjo eshte nje loje per jete a vdekje per dyshen Meta-Berisha. Sidomos per te parin.
Nese do t'vije ne pushtet kjo dyshe duhet te punoje e shtrenguar nga kushtet financiare te Cabales me shume veshtiresi dhe ndershmeri me popullin. Nese ata koruptohen hapur, populli i cfilitur do t'reagoje ashpersisht. Por edhe nese ata do qeverisin mbi nje feadback pozitiv, perseri qeverisja e tyre do tjete shm. e veshtire pasi populli mund te manipulohet nga agjentet e Cabales dhe instrumentat e tyre te fuqishem. Shtrengimi ekonomiko-financiar i Cabales do te jete kostoja qe do paguajme per te mbetur gjalle nga vrasja me inxheksion. Jemi ne luften me te madhe ne historine e njerezimit qe po rrezikon te asgjesohet ne prag te epokes se transhumanizmit.
Shumica e shqiptareve qe e ndjen intuitivisht kete analize e kupton se per ke duhet te votoje: per te keqen me te vogel”, shkruan Cako./L.F-dritare.net

















