Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aleksandër Çipa: Aurela e dashur, teksti i këngës tënde, është kaq banal!

Aleksandër Çipa: Aurela e dashur, teksti i këngës

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe nxori mbrëmë videoklipin e këngës që do të jetë hiti i kësaj vere. Kënga e re është pritur shumë mirë nga audienca, por ka pasur edhe kritika. Së fundmi, gazetari, Aleksandër Çipa ka kritikuar tekstin e këngës së Aurelës, duke e quajtur banal. Gazetari pyet se përse një artiste e detajeve dhe peshës kuptimore si Aurela, duhet të bjerë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje, e në zhargon lumpenik fjalësh.

Aleksandër Çipa: Aurela e dashur, teksti i këngës

Ja postimi i plotë i gazetarit në Facebook!

“E madhe Aurela e Vlores sime!

E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!

Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.

Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.

Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.

Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te “lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne “kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.”

Aleksandër Çipa: Aurela e dashur, teksti i këngës

Më poshtë keni tekstin e këngës “Lento-lento” të Aurelës, që u quajt banal nga gazetari Çipa.

"Zemer me ngadalë, po e tepron
A e din se koha po t'mbaron?
E kam të lehtë
Të fshi me një buton
Kudo që po shkon
Të gjitha po mi thonë

Vetëm ti më nxjerr nga shinat
Me ty do kisha ecur nëpër mina
Edhe me sy mbyllur do të shihja
Si nuk e kupton? Si nuk e kupton?

REF. 2x
Me sytë e zemrës të kam parë
Lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s'do t'më gjesh

Do të vij tek ti
Tek ti do të vij
Se më ke bërë ato
që s'ma ka bërë njeri
Unë jam për unazë
Nuk jam për CV
Jepma, jepma

REF.:
Me sytë e zemrës të kam parë
Lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s'do t'më gjesh

Lento, lento
E ke marr me lento
Unë po pres t'më çosh tek nëna
Ti nuk je në metro
Lento, lento
E ke marr me lento
Ti nuk je në metro

Nuk di si ta bën ty zemra
Nuk di çfarë të thotë ty mendja
Se ato që të vijnë vërdallë
Zemër, mua s'më vijnë as te themra
Nese nëse të kam pritur
Të kam dashur, e ke ditur
Hajde tundu, mos më rri
Unazën? Tani!

REF. 2x
Me sytë e zemrës të kam parë
Lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s'do t'më gjesh"/K.C/dritare.net