
Albin Kurti akuza ndaj Grenell: Takimi i 2 shtatorit ka lidhje me zgjedhjet në SHBA
Dritare.net
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar si dëshirë për sukses të orëve të fundit në politikën e jashtme të Ambasadorit Richard Grenelt, takimin e 2 shtatorit në Uashington mes Kosovës e Serbisë.
Duke hedhur akuza të forta ndaj Grenell, Kurti thotë se ky takim ka lidhje me fushëtn elektorale, dhe zgjedhjet Presidenciale në SHBA.
“Rreth 80 ditë kanë ngelur deri te zgjedhjet e reja në ShBA ku Presidenti Donald Trump përballet me kandidatin demokrat Joe Biden. Fushata atje po intensifikohet ende pa filluar zyrtarisht. Në këtë kontekst duhet të shihet edhe 2 shtatori si datë e paralajmëruar e negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë në Ëashington D.C. Ish ambasadori amerikan në Berlin dhe ish u.d. i Drejtorit të Inteligjencës Nacionale, Richard Grenell, e do një sukses të orëve të fundit në politikën e jashtme. Ai pardje kritikoi z. Biden që ‘premton se problemet e botës do t’i bëjë përgjegjësi të ShBA-ve’, kurse sot vetë ai bëri thirrje për negociata midis Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Kurti.
“Pastaj akuzonte ish Këshilltarin e Sigurisë Nacionale, John Bolton, se ai paska qenë prapa këtij plani, ndërkaq ky i fundit u përgjigj duke thënë se atë e ka dëgjuar nga dy presidentët, të Kosovës e të Serbisë. Në janar të këtij viti Grenell ndryshoi pozicionin e deriatëhershëm amerikan dhe braktisi të gjitha kërkesat ndaj Serbisë në raport me Kosovën. Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një coëboy i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve dhe vuajtjet e humbjet e Kosovës”, ka vazhduar Kurti. “Në njoftimin e tij, Grenell tanimë nuk flet për dialog por për negociata. E, negociatat kanë për destinim kompromisin. Kushtetuta e Kosovës e ka përbrenda kompromisin e dhimbshëm të pakos së Ahtisaarit, ndërkaq Kushtetuta e Serbisë vazhdon synimet e Milosheviqit, duke theksuar qysh në fjalinë e dytë të saj se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nuk mund të ketë as drejtësi e as dobi nga një qasje e tillë”-ka thën Kurti./ I.M-Dritare.net

















