
Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
E Martë 30 Qershor 2020, 15:03
Dritare.net
Drejtuesja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është Albana Shtylla. Ajo u zgjodh kryetare e KPA-së me 7 vota pro, ndërsa zëvendëson Natasha Mulajn, së cilës i mbaroi mandati 3-vjeçar. Më herët, Albana Shtylla ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtore e kabinetit të Avokatit të Popullit.
Që prej themelimit të KPA-së, ajo është një prej gjyqtareve në institucionin që bën verifikimin përfundimtar të magjistratëve./K.C/dritare.net

















