
Alban Kraja: Në Itali ka gjoba deri në 4000 euro për shkelësit, mund edhe të arrestohesh
Dritare.net
Në një lidhje direkte nga për emisionin “Arena” në RTV ORA, kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Rimini, Alban Kraja tha se aty janë ndaluar të gjitha aktivitetet që nuk janë jetike.
Sipas Krajës, kush nuk ka arsyet të forta për të lëvizur nga një qytet në tjetrin, arrestohet, ndërsa foli për gjoba që shkojnë deri në 4000 euro.
Alban Kraja: Janë ndalur njerëzit që të shkojnë në punë, dhe janë ndaluar të gjitha aktivitetet që nuk janë jetike. Po ashtu ka dhe një represion të ligji, duke parashikuar gjoba edhe me 4000 euro. Po ashtu, nëse një person nuk ka arsye të forta për të lëvizur nga një qytet në tjetrin, arrestohet. Ata që kanë një aktivitet një biznes të vogël dhe të mesëm, kushdo që ka një NIPT parashikohet nga qeveria një ndihmë me një pagesë 600 euro në muaj dhe këtë presidenti i Konfindustria e ka quajtur një lëmoshë për të gjitha ata që kanë aktivitete private. / I.M-Dritare.net

















