Alarm në Paris/ Sulm pranë revistës Charlie Hebdo
Dritare.net
Katër persona u plagosën me thikë, dy prej tyre rëndë, pikërisht përpara selisë së të përjavshmes satirike Charlie Hebdo, njoftoi media lokale. Dy autorët e dyshuar të sulmit ishin larguar dhe ishin në kërkim nga autoritetet, por policia arrestoi një të dyshuar disa minuta pas incidentit.
Policia po heton rrethanat e këtij sulmi, i cili ndodhi në Bulevardin Richard Lenoir, në rrethin e 11-të të kryeqytetit dhe ku shkollat, kopshtet dhe shtëpitë për të moshuarit në zonë janë mbyllur.
Një dëshmitar i tha BFM-TV se e gjithë zona është e mbyllur dhe se ka polici kudo.
Kryeministri francez Jean Castex pezulloi një fjalim që supozohej të bënte për publikun.
Charlie Hebdo ishte shënjestra e një sulmi në 7 Janar 2015, në të cilin u vranë 12 njerëz.
Procesi kundër bashkëpunëtorëve të pretenduar të atij sulmi dhe sulmeve të tjera që ndodhën në Paris ka qenë duke u zhvilluar që nga fillimi i këtij muaji në kryeqytetin francez./ I.M-Dritare.net