Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alarm në Britani! Përhapet sëmundja e pashërueshme tek qentë, ja rreziku për popullatën!

Alarm në Britani! Përhapet sëmundja e pashërueshme tek

Një sëmundje e pashërueshme po përhapet për herë të parë mes qenve në Britani.

Sipas The Telegraph sëmundja mund të transmetohet nga qentë tek njerëzit por ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Brucella canis është një sëmundje që çon në infertilitet te qentë dhe është e pashërueshme.

Pavarësisht se është sëmundje e pashërueshme, ende nuk konsiderohet si epidemik, për shkak të numrit të ulët të infektimeve.

Një raport i Grupit të Infeksionit të Kafshëve dhe Mbikëqyrjes së Rrezikut, i publikuar të hënën do të zbulojë se rreziku për publikun është shumë i ulët edhe për mbarështuesit.

Megjithatë ka një shqetësim në rritje, ku pritet të miratohet një protokoll kontrolli në kufi për të ndaluar kafshët e infektuara që të shkojnë në Britani.

Brucella canis është endemike në disa pjesë të botës, duke përfshirë Evropën Lindore, me Rumaninë një pikë e nxehtë për kafshët e infektuara që vijnë në MB.

Ajo sugjeroi që pronarët, veterinerët dhe mjekët duhet të shikojnë një sërë faktorësh për të përcaktuar rrugën më të mirë të veprimit.

“Është shumë e vështirë të vendosësh këshilla bardh e zi”, tha ajo./M.K-dritare.net