Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzohen për bashkëpunim me Tiren/ Gjykata jep vendimin për infermieret dhe sanitaren e Shefqet Ndroqit!

Akuzohen për bashkëpunim me Tiren/ Gjykata jep vendimin për

Në seancën e sotme Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një nga infermierët dhe sanitaren e spitalit 'Shefqet Ndroqit', të cilat u vunë në pranga pasi u akuzuan si bashkëpunëtore me Tire Alldervishin. Për infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren, Rukije Hoxha u vendos masa 'detyrim paraqitjeje’. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koçin, gjykata ka vendosur 'mospranim ankimi', për çështje procedure. Prokuroria e Apelit ka kërkuar që të lihen në fuqi masa e dënimit me burg, pasi ende po kryhen hetime në lidhje me këtë çështje. Sipas avokates së Sidorela Çelës, Antoneta Sevdarit, prokuroria nuk ka pasur asnjë provë dhe gjykata e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre. Ato akuzohen për bashkëpunim me sanitaren e arrestuar më parë Tire Alldervishi, e cila u denoncua për shkak se merrte shuma të mëdha parash nga e bija e një pacienteje të sëmure me covid./L.F-dritare.net