Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Do jetë motor ekonomie!

Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Do jetë motor ekonomie!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për projektin e Portit të Durrësit, duke thënë se do të jetë një motor ekonomie, që do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale, kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të tilla gjëra.

Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembra. Puna e gjithanshme e një batalioni me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë”, tha Rama./L.F-dritare.net