Aktorja nga Kosova Luana Bajrami triumfon në Oscars 2026
Dritare.net

Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, ka shënuar një arritje historike në karrierën e saj ndërkombëtare, duke marrë pjesë në filmin e shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, i cili fitoi Oscar-in për Filmin e Shkurtër më të Mirë gjatë ceremonisë së 98-të të Oscars.

Në këtë projekt, Bajrami interpreton Malaise, një grua e re që jeton në një Paris distopik ku puthjet janë të ndaluara, dhe ku realiteti rrethohet nga absurdizmi i ftohtë. Performanca e saj është përshkruar si fuqishme dhe e paharrueshme.
Kush është Luana Bajrami?

Luana Bajrami është aktore dhe regjisore shqiptare nga Kosova, e cila ka ndërtuar karrierë kryesisht në Francë. Ajo ka luajtur në filma francezë dhe evropianë, dhe është njohur si një nga talentet e reja më premtuese të kinemasë evropiane. Filmi i saj më i njohur si regjisore është “The Hill Where the Lionesses Roar” (Luaneshat e Kodrës), një bashkëprodhim Kosovë‑Francë që ka fituar çmime në festivale ndërkombëtare si Raindance Film Festival.
Me këtë fitore në Oscars, Luana Bajrami bëhet një nga aktorët e parë nga Kosova që merr pjesë në një projekt fitues të Academy Awards, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kinemanë kosovare dhe talentin shqiptar në skenën globale./L.F-dritare.net