Aktori i njohur i hollivudit: Koronavirusi, si Lufta e II Botërore!
Dritare.net
Aktori i njohur Tom Hanks kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, së bashku me bashkëshorten e tij në muajin mars 2020.
Pasi është prekur nga Covid-19, aktori i njohur, ka bërë mjaft deklarata dhe reagime, për të ndërgjegjësuar njerëzit për seriozitetin e koronavirusit.
“Për shumë prej nesh, ekziston një lloj mirëmbajtjeje e vazhdueshme fiziologjike për trurin dhe trupin të cilën jemi përpjekur të ndjekim. Tani jemi në këtë situatë dhe ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi të përgatitemi për ditën tjetër”, tha ai.
Aktori ka thënë se bashkë me bashkeshorten e tij kishin simptoma të rëndë, ndërsa e ka krahasuar koronavirusin me Luftën e Dytë Botërore.
" Gazetarët më pyesin përse vazhdoj t`i kthehem Luftës së Dytë Botërore, e unë përsëris pyetjen që bënin njerëzit atëherë: Do të vdesim? Do të jetojmë? Do çlirohemi nga kjo gjë apo jo? Sa do të zgjasë? Për mua, këto janë probleme njerëzore në çdo situatë, edhe sot në 2020-tën”, u shpreh ai më tej./ I.M-Dritare.net