
Aktori i famshëm jep lajmin e keq: Vuaj nga kanceri!
Dritare.net
Producenti, këngëtari dhe aktori amerikan, Jeff Bridges ka ndarë me ndjekësit në Twitter një lajm të trishtueshëm. Ai thotë se është sëmurë. Aktori vuan nga limfoma dhe tashmë ka nisur trajtimin.
"Jam diagnostikuar me limfoma, por pavarësisht se po vuaj nga një sëmundje serioze, ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë. Unë kam nisur trajtimin dhe do t'ju mbaj të informuar për gjendjen time.”- shkruan aktori.
Në postimin e tij Bridges nuk specifikon se nga çfarë limfome vuan, por dy nëntipet kryesore të këtij kanceri që prekin sistemin limfatik dhe në veçanti limfocitet janë Limfoma e Hodgkin dhe Limfoma Jo-Hodgkin.
Kanë qenë të shumtë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë aktorit të famshëm, mes tyre edhe kolegët, George Takei dhe Patricia Arquette./K.C/dritare.net

















