Aktivistët protestojnë për mbylljen e shkollave. Çojnë ngrohëse para Ministrisë së Arsimit!
Dritare.net
Një vendim i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat nga data 24-26 janar për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesësë së ngrohjes nëpër shkolla ka nxitur një grup aktivistësh për të protestuar. Ata kanë zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe gjatë protestës nuk kanë munguar veprimet ironike të tyre. Ata i dhuruan Ministrisë disa ngrohëse dhe thanë se duhen mbajtur nën vëzhgim që të mos vidhen nga zyrtarët e Arsimit.
“Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkuan këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike. Ne do t'ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t'i menaxhojë” u shprehën disa nga protestuesit.
Gjithashtu një tjetër pikë që protestuesit përmendën ishin mësuesit të cilët sipas tyre nuk shprehen se kanë ftohtë./Xh.Xh/dritare.net