Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident në Fushë-Krujë, vdes një person!

Aksident në Fushë-Krujë, vdes një person!

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Fushë-Krujë. Një shofere ka përplasur një 73-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. 33-vjeçarja është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia./L.F-dritare.net