Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve!

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni shemb

Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me të, por edhe amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth. Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./M.T/dritare.net