
Aksident i rëndë/ Një 28 vjeçare humb jetën, rëndë një tjetër, largohet shoferi!
E Hënë 6 Korrik 2020, 19:07
Dritare.net
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve,.
Mësohet se mjeti tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Policia njofton se në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes./ I.M-Dritare.net

















