Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksi Milot-Fier me pagesë/Ja çmimi për udhëtarët!

Aksi Milot-Fier me pagesë/Ja çmimi për udhëtarët!

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sot në fjalën e saj në Kuvend, u përqendrua tek akuzat e opozitës në lidhje me aksin rrugor Milot-Fier. Më herët në prezantim të planit, u njoftua se kjo rrugë do të jetë me pagesë. Sot, Balluku tha se është dhënë një shifër e rreme në lidhje me koston që do të ketë kjo rrugë për udhëtarët. Ajo njoftoi se çmimi do të jetë 7.5 euro për 100 km.

"E dini ju sa të vdekur në vit ka tek rrethrrotullimet që ndërtuat ju? Kjo rrugë do kushtojë 0.075 euro për km, ose 7.5 euro për 100 kilometra. Autostradat me pagesë janë evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara, se çdo qytetar do ketë të drejtë të zgjedhë rrugën me pagesë, ose rrugën pa pagesë superstradë të parametrave evropianë”.

Me një gjatësi prej 115 km, parashikohet që kjo rrugë të përshkohet për rreth 75 minuta./L.F-dritare.net