Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akademia e Shkencave publikon studimin: 600 mijë shqiptarë janë ínfektuar me Còvíd-19

Akademia e Shkencave publikon studimin: 600 mijë shqiptarë janë

Akademia e Shkencave ka publikuar një studim për situatën me korònavírusin në vendin tonë. Akademia thotë se, duke pasur parasysh edhe numrin e njerëzve të diagnostikuar me Còvid-19, që është 60,000 deri në fund të vitit 2020, numri real i njerëzve të ínfektuar duhet të jetë rreth 600.000.

"Duke iu referuar raporteve të pranuar botërisht, numri i të ínfektuarve realë me vírusin Sars-Còv-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sémurëve me Còvíd-19 evidencuar nga shërbimi shéndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testímeve dépstiuese sérologjike. Kështu, në provincën e Bergamo-s (Itali), ku u përdor e njëjta metodë depistimi, dhe seropozitiviteti, në tetorin e vjetshëm, u konstatua në 42 për qind të popullatës, raporti midis të sëmurëve të evidencuar dhe individëve të ínfektuar që u vërtetuan me anë të seroprevalencës ishte të paktën një me 15. Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shéndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Còvíd-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të ínfektuar në vend duhet të jetë afër 600.000.",- thuhet në studimin e Akademisë./K.C/dritare.net