Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aida Shtino kritikon emisionin e Arbana Osmanit: Nuk është profesional!

Aida Shtino kritikon emisionin e Arbana Osmanit: Nuk është

Aida Shtino për për disa vite ka drejtuar emisionin e njohur “Njerëz të Humbur” është revoltuar me emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”.

Shtino duke përmendur emisionin e datës 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij, emisioni në fjalë thotë se këtë person nuk e ka ndihmuar dot Aida.

Aida thekson në një postim në Facebook se nga 4 mijë raste të humburish të denoncuar në emisionin e saj, ky zotëri nuk ka qenë asnjëherë.
“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.

E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”
Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.
Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida Shtino./ I.M-Dritare.net