Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Agjenti i emigracionit në SHBA vret një grua në Minneapolis, shpërthejnë protesta

Agjenti i emigracionit në SHBA vret një grua në Minneapolis,

Një agjent i emigracionit amerikan (ICE) ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare në qytetin Minneapolis, duke shkaktuar protesta të shumta gjatë natës dhe reagime të forta politike.

Sipas autoriteteve federale, viktima, e identifikuar si Renee Nicole Good, dyshohet se ka tentuar të godasë me makinë agjentët e emigracionit. Megjithatë, kryetari i bashkisë së Minneapolisit ka deklaruar se agjenti që hapi zjarr ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme. Ngjarja po hetohet nga FBI.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur agjentë të ICE i afrohen një automjeti tip SUV që ndodhej në mes të rrugës. Teksa makina përpiqet të largohet, një prej agjentëve drejton armën drejt drejtueses së mjetit dhe dëgjohen të paktën dy të shtëna. Automjeti më pas humb kontrollin dhe përplaset me një makinë të parkuar.

Agjenti i emigracionit në SHBA vret një grua në Minneapolis,

Presidenti Donald Trump deklaroi se një oficer i ICE ishte “goditur brutalisht” nga automjeti dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, duke fajësuar gjithashtu “të majtën radikale” për sulme ndaj forcave të rendit.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, kërkoi një hetim të plotë dhe të paanshëm, ndërsa figura të larta demokrate e quajtën reagimin e administratës federale “keqinformues”.

Pas ngjarjes, qindra qytetarë dolën në protesta në Minneapolis, duke kërkuar largimin e ICE nga qyteti. Protesta janë raportuar edhe në qytete të tjera amerikane. Shkollat publike të Minneapolisit kanë anuluar mësimin për pjesën e mbetur të javës për arsye sigurie.

Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar, pasi administrata Trump ka dërguar mijëra agjentë federalë në Minneapolis në kuadër të një operacioni të gjerë kundër emigracionit të paligjshëm, duke rritur ndjeshëm debatet dhe kundërshtitë në komunitet./L.F-dritare.net