
Afera me inceneratorin e Fierit/ GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar!
E Hënë 29 Maj 2023, 11:11
Dritare.net
GJKKO është tërhequr për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.
Gjithashtu u rrëzua kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Të pranishëm në seancë ishin edhe Lefter Koka e Alqi Bllako./A.ZH-dritare.net

















