
Administratori në fabrikën e përpunimit të frutave: Produktet tona në tregun evropian nën logon Kraco!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, kanë inspektuar tre fabrika të reja në zonën e Kasharit të cilat janë mbështetur nga AZHBR. Së pari ai u ndal në një fabrikë përpunimi frutash.
Kompania aktualisht eksporton produkte të përpunuara në Kosovë, Itali, Spanjë dhe Holandë. “E rëndësishme është që sektori i bujqësisë po del në Europë”, - theksoi administratori i kompanisë. “Ky është një nga projektet më komplekse që ne kemi”, - shtoi Krifca, - “dhe rreth 13 të tjerë në proces, të madhësisë së tillë, për punimin e fruta-perimeve. Masa tre e programit IPARD. Mbështetja është 50% grant.
"Prodhime shqiptare nën logon e markës “Kraco”, kanë hyrë në fazën e sfidave për t’u zgjeruar në tregjet europiane.",- shtoi administratori i kompanisë.
Kujtojmë se Sokol Kraja, CEO i kompanisë “Capital Resources”, që prodhon produktet e markës “Kraco” është mjaft aktiv në gjetjen e tregjeve jashtë Shqipërisë, duke filluar nga rajoni, me prezencë më të madhe në Kosovë dhe së fundmi në shtetet e BE-së. Eksporti është zgjedhja e natyrshme, kur ke një produkt që plotëson standardet evropiane./M.T/dritare.net

















