
Administrata Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi, historike!
E Premte 4 Shtator 2020, 18:06
Dritare.net
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Asistenti i Donald Trump, Judd Deere, shkruan se marrëveshja është historike që e bën botën më paqësore.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Tëitter./ I.M-Dritare.net

















