
Adi Krasta rrëfen njohjen me Kozeta Notin: Ishte si të takoje një mike të vjetër!
Dritare.net
Në dokumentarin e Dritare TV për pedagogen e njohur Kozeta Noti, e cila u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020 foli edhe moratori i njohur Adi Krasta. Noti humbi betejën me covid-19, por në zemrat e atyre që e njohën do të jetë përherë e pavdekshme.
Krasta rrëfen se e ka njohur Kozetën nëpërmjet motrës së tij, e cila ishte studente. Moderatori tregon se e motra me entuziasëm i kishte thënë se u kishte ardhur një mësuese zëvendësuese si asnjë tjetër dhe ai duhet ta takonte patjetër. Adi pranoi dhe tregon se kur e ka takuar për herë të parë ishtë si të takoje një mik të vjetër.
“Një ditë ime motër që mbaronte gjimnazin "Petro Nini" vjen dhe thotë që ishte e shokuar pozitivisht sepse i kishte ardhur një mësuese zëvebdësuese shumë e veçantë me një ngrohtësi te çuditshme dhe një qasje totalisht ndryshe. Ajo që kishte ndodhur ne klasë ishte e papërsëritshme dhe në fund më tha qe duhet patjetër ta njihja atë. Nuk kaloi shumë kohë dhe u takuam. Ishte nga ato takimet e Tiranës së asaj kohe në fillim te viteve '90 që u ndjeva sikur kishim qenë gjithë jetën miq”, rrëfen Krasta./M.K/dritare.net

















