Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Abuzoi me 15-vjeçaren, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dokun

Abuzoi me 15-vjeçaren, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dokun

Prokuroria ka mbyllur hetimet, për shtetasin Abaz Doku, i cili akuzohet se ka abuzuar me një 15-vjeçare. Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik në pranverën që lamë pas. E mitura e cila ndiqte mësimet në shkollën ku Doku ishte roje i shkollës, ka deklaruar se ai së bashku me disa persona të tjerë e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën abuzuesi i kërkonte.

Abuzoi me 15-vjeçaren, Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dokun

Ajo thotë është detyruar të shkojë disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën. Ata akuzojnë njëri-tjetrin, për ngjarjen në fjalë./L.F-dritare.net