Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A u kthye djali i Skëndërbeut/ Palnikaj: Pati kryengritje kundër turqve, por Perëndimi nuk i mbështeti!

A u kthye djali i Skëndërbeut/ Palnikaj: Pati kryengritje kundër

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj për të folur për masakrat e pushtimit 500 vjeçar turk në vendin tonë.

Ai tregoi se kishte përpjekje për kryengritje në vendin tonë, disa të nisura prej vendasve e disa edhe me mbështetjen e kroatëve apo Venedikut por mosbesimi i Perëndimit bënte që ato të dështonin. Palnikaj tregoi se djali i Skënderbeut u kthye dhe tentoi suksesin e të atit nga Himara por nuk ia doli.


“Pati përpjekje për kryengritje. Një ndër më të njohurat është ajo e djalit të Skënderbeut, i cili u përpoq të ndiqe rrugën e të atit por nga Himara. Është kryengritja e vitit 1648 që nisi nga kroatët. U bë mbledhja në Orosh, në Mirditë por dështoi. Më pas u bë kryengritja e vitit 1595, mbledhja u bë në krahinën e Kuçit të Malit të Zi dhe Mark Gjini ka qenë një prift që bashkoi 200 vetë dhe ishin të gjithë katolikë. Pati tendenca por nuk i mbështeste Perëndimi. Ata dërgonin shpesh njoftime se ishin njerëz gati për të luftuar por Perëndimi thoshte se i kishin zmadhuar numrat, nuk besonin ndaj edhe kjo dështoi. Më pas ishte dhe kryengritja e vitit 1605 që po të mos kishte rënë murtaja do t’i kishin përzënë turqit”, tha Palnikaj./M.K/dritare.net