Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A mund t'ia ulni zërin futbollit/ Ina Zhupa përplaset me Ballën: Bëri gol Brazili!

A mund t'ia ulni zërin futbollit/ Ina Zhupa përplaset me

Në Kuvend tema e diskutimit ishte Porti i Durrësit, por ndërkohë luhej edhe ndeshja e Botërorit Brazil Serbi.

Kreu i grupit socialit Taulant Balla duket se e ka parë me mjaft interes këtë hjë, teksa ka qenë duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputeten demokrate Ina Zhupa.

Ajo i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

Por mesa duket Balla bën tifo për Brazilin.

“Bëri gol Brazili”, thotë nga vendi Balla./M.K/dritare.net