
A e ka zbuluar Basha patronazhistin e tij? Ja çfarë thotë ai!
Dritare.net
Kryedemokrati Lulzim Basha në një intervistë për "Frontline" në News24 ka folur për patronazhistët, ndërsa ka zbuluar nëse ai vetë e ka gjetur patronazhistin e tij. Sipas Bashës, një situatë e tillë me patronazhistë tregon panikun nga humbja.
-E keni zbuluar patronazhistin?
Lulzim Basha: Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon panikun nga humbja. Duke votuar numrin 9 do të garantojmë të drejtat themelore të njeriut. Një skandal i tillë në BE, do të çonte në shkarkimin e qeverisë. Kjo nuk ndodh në një vend që sundohet nga një person i vetëm. Na duhet drejtësi që funksionoi sipas reformës që votuam e jo sipas tekave të kryeministrit. Na duhet kufizimi i mandatit, në dy mandate, një zotim i imi./M.M-dritare.net

















