Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të shkojë Besa Shahini dhe Gent Cakaj në PDK? Flasin ministrat!

A do të shkojë Besa Shahini dhe Gent Cakaj në PDK? Flasin

Ditët e fundit në disa media në Shqipëri, ka qarkulluar lajmi se ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini do të lënë detyrat e tyre në Shqipëri për të shkuar në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht drejtohet nga Kadri Veseli, pasardhës i Hashim Thaçit.

Por, të dy ministrat kanë mohuar këto zëra.

“Nënvizojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me to. Siç ndodh rëndom në kaosin dashakeq dhe lajmet e rreme që mbizotërojnë aktualisht në media, edhe lajmi në fjalë është plotësisht i pavërtetë”, thonë nga zyra e shtypit e Ministres Shahini për "Express".

“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë./ I.M-Dritare.net