
A do të kompensohen udhëtarët që humbën fluturimet? Ja çfarë thotë zv/ministri i Transporteve!
E Enjte 8 Prill 2021, 14:02
Dritare.net
Zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafa i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV, tha se po punohet me kompanitë ajrore për të gjetur një zgjidhje për biletat e pasagjerëve të cilët nuk udhëtuan për shkak të pezullimit të fluturime. Xhafa u shpreh se ende nuk ka një zgjidhje konkrete.
“Jemi duke zhvilluar bisedime me kompanitë e fluturimeve. Ne po punojmë për të gjetur zgjidhjen më optimale për qytetarët sa më shpejt të jetë e mundur për ata që duan të vijnë apo dalin nga Shqipëria. Kemi një organizim masiv për të kthyer të gjithë qytetarët në destianacionet e tyre por edhe për t’u rakorduar në lidhje me çmimin e biletave”.
Fluturimet normale nga aeroporti i Rinasit do të nisin ditën e nesërme./L.F-dritare.net

















