Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të ketë karantinë në 31 dhjetor? Ja çfarë thotë Bino!

A do të ketë karantinë në 31 dhjetor? Ja çfarë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se po vlerësohen të gjitha indikatorët, për të parë se si do të vijohet më tej me masat kufizuese në vend. Në një intervistë së fundmi, ajo rekomandoi që festat të kalohen vetëm me familjen, duke shmangur grumbullimet. Bino, më tej tha se ora policore do të jetë në fuqi edhe në natën e ndërrimit të viteve, megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të do të vlerësojë shifrat ditë pas dite. Më tej Bino u shpreh se ka një papërgjegjshmëri te qytetarët, sa i takon mbajtjes së maskave, dhe ky është një faktor shumë i rëndësishëm që ka çuar në rritjen e ndjeshme të rasteve të reja së fundmi./L.F-dritare.net