Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do e shkarkojë Vetëvendosje, Vjosa Osmanin?

A do e shkarkojë Vetëvendosje, Vjosa Osmanin?

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, pavarësisht kush arrin ta krijojë qeverinë, kryetari i parlamentit i takon ekskluzivisht partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje.

Vjosa Osmani, nga LDK u propozua pikërisht nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas marrëveshjes së koalicionit VV-LDK, këtë pozitë e donte LDK, dhe VV e shkarkoi Glauk Konjufcën, për ta bërë Vjosa Osmanin kryetare të Kuvendit.

Tanimë është publikuar vendimi i plotë i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë qeverisë Hoti, dhe pritet të votohet të martën pasdite ose të mërkurën.

Por, kryetari i Kuvendit edhe me formimin e qeverisë së re i takon, Vetëvendosjes.

Vjosa Osmani edhe pse nënkryetare e LDK, ka një marrëdhënie të mirë me Vetëvendosjen, madje votoi kundër mocionit të partisë së saj për ta shkarkuar qeverinë e Albin Kurtit.

Mbetet të shihet në ditët në vijim, nëse Vetëvendosje do të kërkojë të marrë të paktën drejtimin e Kuvendit./ I.M-Dritare.net