Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

9 orë kokë më kokë me ambasadorët, Hajdari zbulon ku ndahen palët për reformën zgjedhore!

9 orë kokë më kokë me ambasadorët, Hajdari zbulon ku

Ambasadorja e SHBA, ai i BE dhe i Britanisë së Madhe, kanë qëndruar 9 orë kokë më kokë me përfaqësuesit e PS, PD, LSI dhe Rudina Hajdarin në një mbledhje maratonë për reformën zgjedhore.

Pas dështimit të partive, kanë qenë ambasadorët që kanë marrë pjesë në mbledhje, ndërsa Rudina Hajdari ka zbuluar në "Opinion" se ku ndahen, palët.

Hajdari tha se palët kanë rënë dakord për identifikimin biometrik, ndërsa janë në negociata akoma për administratën zgjedhire.

“Jemi në mes të një negociate. Administratën zgjedhore e kishin si çështjen më kyç në këtë gjë. Mazhoranca qëndron për depolizitimin e plotë, ndërkohë PD e do të pjesshëm, palët nuk bien dakord si do ta zgjidhin këtë çështje. Kanë rënë dakord për identifikimin biometrik. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk luajnë nga vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë shtytës. Nuk të toleron njeri aty brenda të bësh deklarata politike”-deklaroi Hajdari.

Sa i përket ndryshimit të sistemit politik, Rudina Hajdari thotë se asnjë nga partitë PS-PD-LSI nuk është e interesuar për ta ndryshuar.

“Sa i përket sistemit, insistova deri në fund të diskutonim për këtë çështje. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit. Në tryezë mundohen ta shmangin. Sistemin zgjedhor mundohen ta shmangin. Jam munduar që në çdo pikë të gjej pikë konsensusi me ta, por nuk duan. PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare. Jam munduar që t’i bind me argumente”-tha Hajdari./ I.M-Dritare.net