83 vjet nga emërimi i Visarion Xhuvanit si metropolit në Episkopatën e Beratit!
Dritare.net
Më 10 Janar 1942, Imzot Visarion Xhuvani, ish-kryetar i Kishës Autoqefale Shqiptare, u emërua si Metropolit në Episkopatën e Beratit. Visarion Xhuvani konsolidoi strukturën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duke i dhënë asaj hierarkinë dhe fizionominë kombëtare. Kryeepiskopi Visarion Xhuvani ka qenë një nga pararendësit e përpjekjeve për autoqefalinë e Kishës Ortodokse. Në vitin 1942, u emërua Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. Në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1947 kur e arrestuan dhe e burgosën. Gjykata Ushtarake e Vlorës, me anën e vendimit Nr. 512, datë 12 dhjetor 1946, e dënoi me 20 vite privim lirie, me punë të detyruar. Në vitin 1962, doli nga burgu. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Manastirin e Shën Gjonit (Elbasan). (Në fotografi: Visarion Xhuvani)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar - Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, "Kristalina-KH", Tiranë, 2009, faqe 2961.
Fotografia: Muzeu Historik Kombëtar/AHF