80 vjetori i Çlirimit! Rama homazhe në varrezat e dëshmorëve!
E Premte 29 Nëntor 2024, 10:10
Dritare.net
Këtë 29 Nëntor në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Kryeministri Edi Rama iu bashkua ceremonisë zyrtare tek varrezat e dëshmorëve në këtë festë kombëtare.
I pranishëm ishte edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe./M.K-dritare.net