Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

80 vjetori i Çlirimit, mesazhi i emigrantit: Të kthehemi për të punuar në Atdhe!

80 vjetori i Çlirimit, mesazhi i emigrantit: Të kthehemi për

Shkëlqim Çeloaliaj erdhi në Dritare TV, një histori tronditëse si ia pushkatuan babanë në 1967-ën, kur ai ishte 9 muajsh, edhe si e gjeti trupin e tij pas rrëzimit të regjimit, në Morgun e Tiranës.

Në këtë 80 vjetor të Çlirimit, zoti Çeloaliaj dha një mesazh për të gjithë shqiptarët:

“Unë nuk dua të vuajnë të tjerë shqiptarë si unë. Por dua që Shqipëria të ecë përpara dhe mos bëhet një luftë tjetër. Unë dua Shqipërinë të jetë e shqiptarëve. Unë e tregova historinë sot që njerëzit të bëhen me zemër të madhe dhe të mendojnë për këtë vend. Sepse sot të gjithë po ikin, të studiojnë dhe punojnë jashtë.

Por duhet te kthehen, të vijnë të punojnë këtu në Atdhe.

Edhe unë ika nga Shqipëria në 1995-ën në Itali, por e shikoj të afërt kthimin në Atdhe. Shpresoj që fëmijët tanë të kthehen një ditë në Dukat. Që të kthehen në Shqipëri shqiptarët duhet të jemi bashkë, pa kujtuar çfarë u la pas. Por nuk qemë bashkë nuk bëhet”./M.K-dritare.net