
80-vjeçari vrau për motive të dobëta, policia sqaron krimin e dyfishtë në Gramsh!
E Premte 27 Janar 2023, 18:06
Dritare.net
Pasditen e sotme, në fshatin Tervol, Gramsh, ndodhi një krim i dyfishtë.
Shtetasi Xhevit Sinani 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Zegjine Sinani rreth 74 vjeç, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Shaqir Sinani 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.
Policia bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















