Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

8 gjërat që duhet të bëjnë të gjitha gratë mbi 40 për të qëndruar të shëndetshme!

8 gjërat që duhet të bëjnë të gjitha gratë

Nga Goodhousekeeping.

Specialisti shëndetësor Nikki Murfitt zbulon zakonet që duhet t’i kenë të gjitha gratë mbi të 40-tat!

Përveç flokëve gri, ndërsa ju ngjiteni drejt të 40-tave, nuk ka shenja të dukshme që ju po plakeni.

Mund të ndjehni përrallore, por ka ndryshime delikate në trup që do të ndikojnë tek ju në dekadën e ardhshme.

Pra, këtu është udhëzuesi ynë për çdo grua që dëshiron të jetë e lumtur dhe e shëndetshme gjatë të dyzetave.

1.Konsumoni mëngjesin

Metabolizmi juaj ngadalësohet çdo dekadë me 2%, kështu që ngrënia e mëngjesit çdo ditë është thelbësore.

Ushqimi në fillim të ditës funksionon së bashku me metabolizmin tuaj, i cili është në kulmin e tij në mëngjes.

Studimet kanë treguar se gratë që hanë mëngjes humbasin më shumë peshë dhe mbajnë humbjen e kilogramëve në mënyrë më efektive se sa ato të një diete të ulët karboni, të cilët e bëjnë mëngjesin vaktin e tyre më të vogël dhe që ka një tendencë për të rikthyer peshën vetëm pas katër muajsh.

8 gjërat që duhet të bëjnë të gjitha gratë

2. Stërvitja

Vetëm 30 minuta në ditë dhe e ndihmoni shumë metabolizmin tuaj. Ju nuk keni nevojë të shkoni në palestër, por vetëm disa ushtrime të thjeshta në shtëpi, të cilat ju ndihmojnë të ruani ekulibrin.

3. Merrni kalcium dhe vitaminë D

Ruajtja e eshtrave të fortë nuk ka qenë kurrë më thelbësore, kështu jepni atyre një nxitje me kalcium dhe vitaminë D, të cilat mund t’i merrni natyrshëm nga ushqime si qumështi dhe salmoni.

Ekspertët rekomandojnë që gratë mbi të dyzetat të kenë 100 mg kalcium dhe 800 IU të vitaminës D çdo ditë, nëse është e nevojshme edhe më shumë.

4. Menaxhoni stresin tuaj

Nëse jeni në një punë, si edhe kujdeseni për familjen tuaj, stresi mund të shkaktojë ndryshime jo të shëndetshme në trup, siç është rritja e presionit të gjakut, ulja e dëshirës seksuale dhe vdekja më e shpejtë e qelizave duke penguar normën natyrale të zemrës.

E gjithë kjo sjellë plakje më të shpejtë, kështu që të mbani një rrahje të shëndetshme të zemrës, përpiquni të merrni frymë me hundë sa herë jeni nën presion.

Kjo do të aktivizojë nervin vagus, i cili shkon nga truri në legen, duke relaksuar zemrën, muskujt dhe enët e gjakut.

5. Hani proteina për të nxitur gjendjen shpirtërore dhe trurin

Nëse jeni të prirur ndaj disponimit të ulët, provoni të merrni proteina. Ushqimi me aminoacide nevojitet dy herë në ditë për të rritur nivelin e neurotransmetuesëve të ngritjes së humorit në tru dhe nga ana tjetër mund të ndihmojnë me simptomat e depersionit dhe kujtesës së dobët.

Ushqime si peshku dhe veza janë të shkëlqyera për të marrë proteina.

8 gjërat që duhet të bëjnë të gjitha gratë

6. Bëni një lëvizje të re

Provoni diçka të re me partnerin tuaj, si për shembull të mësoni një kërcim të ri apo të argëtoheni në festat e plazhit.

7. Dilni me miqtë

Sigurohuni që të vazhdoni të flisni me miqtë, jo vetëm virtualisht. Jo vetëm relaksimi me ta zvogëlon stresin dhe rrit vetëvlerësimin, por një jetë e mirë shoqërore nënkupton më pak rrezik për diabet apo për sëmindjet e zemrës.

8 gjërat që duhet të bëjnë të gjitha gratë

8. Programoni kontrolle mjekësore

Kjo është dekada kur kontrollet shëndetësore me të vërtetë fillojnë të llogariten. Bëni kontrolle thelbësore të tilla si: test të shikimit, mamografi, kolesterol, tiroide, shpërlarje të qafës së mitrës etj./ R.P-Dritare.net