Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i infektimeve të reja vijon të jetë i lartë, ndërsa shpresëdhënës është numri i personave të shëruar.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shëruar 71 pacientë me koronavirus, kurse janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Janë testuar gjithsej 210 mostra.

Numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 2878. Në Kosovë janë 51 të vdekur, që kanë pasur sëmundje shoqëruese. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona, ndërsa raste aktive mbesin 1250./ I.M-Dritare.net