Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 kërkesat e protestuesve për Ramën!

5 kërkesat e protestuesve për Ramën!

Me flamuj dhe pankarta në duar, protestuesit po protestojnë sërish këtë të enjte para Kryeministrisë, në kuadër të protestave që po zhvillohen prej pesë ditësh radhazi në kryeqytet.
Në një deklaratë të mbajtur përpara Kryeministrisë, organizatorët theksuan se nisma mbështetet nga një grup qytetarësh që, sipas tyre, janë të vendosur të çojnë deri në fund kërkesat e protestës.

Ata deklaruan se lëvizja ka lindur si reagim ndaj situatës që e konsiderojnë shqetësuese për vendin dhe se protesta organizohet e udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauze kombëtare.

Protestuesit paraqitën një sërë kërkesash që i cilësuan si të qarta dhe të panegociueshme:

-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
“Këto kërkesa burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar”, deklaroi një nga protestuesit nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë./K.C/dritare.net