
5 viktima nga koronavirusi/ Rëndohet situata në spitale
E Shtunë 17 Tetor 2020, 16:04
Dritare.net
Ditët e fundit vendi ynë ka parë një rritje të lartë të infektimeve me Covid-19. E ndërsa rriten infektimet, shtohen edhe pacientët që shtrohen në spital dhe për pasojë edhe viktimat.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid-19 edhe pesë persona, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra, një 91-vjeçar nga Korça./K.C/dritare.net

















