
48-vjeçari gjendet i vrarë brenda makinës në Kamzë! Ja pistat e hetimit!
Dritare.net
Lulzim Visha me profesion postier u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në makinën e punës pranë shtëpisë së tij në Zall Mner. Nga informacionet e para hetimore, dyshohet se 48-vjeçari mund të jetë vrarë me silenciator, pasi banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa në makinë janë gjetur më shumë se 10 gëzhoja pistolete.
Një nga pistat e hetimit është ajo e hasmërisë të mundshme mes viktimës, Lulzim Visha, dhe personave të tjerë. Vëllai i viktimës, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar me 12 vjet për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Ai e ka shlyer dënimin, por është arrestuar shumë vonë pas vrasjes, më 5 tetor 2009. Aktualisht Besnik Visha është jashtë shtetit. Përveç hasmërisë, policia po heton edhe konfliktet që mund të ketë pasur së fundmi, edhe viktima, edhe i vëllai./L.F-dritare.net

















