
4 vjet nga tentativa për grusht shteti, Erdogan bën bilancin: Kemi kapur 100 anëtarë të FETOS, dhe kemi mbyllur qindra shkolla në botë!
Dritare.net
Sot janë bërë 4 vjet nga tentativa për grusht shteti në Turqi, ku një fraksion i Ushtrisë turke nisi atë që Turqia e konsideron përpjekje të dështuar për puç.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një fjalimi me familjet e dëshmorëve të 15 korrikut, ka thënë se Turqia ka kapur mbi 100 anëtarë të arratisur të FETO-s jashtë vendit dhe i ka nxjerrë para drejtësisë.
"Ne gjetëm mbi 100 terroristë të arratisur të FETO-s në shpellat e tyre ku ata fshiheshin jashtë vendit dhe i dorëzuam para drejtësisë", tha Erdoğan .
"Gjithashtu, 214 shkolla të lidhura me FETO-n në 18 shtete i janë dorëzuar Fondacionit Maarif ndërsa 36 vende të tjera kanë mbyllur shkollat e lidhura me organizatën terroriste", shtoi Erdoğan.
Në tentativën për grusht shteti kanë humbur jetën 251 njerëz dhe afro 2.200 u plagosën./ I.M-Dritare.net

















