Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

37-vjeçarja zgjohet nga koma pas 10-muajsh

37-vjeçarja zgjohet nga koma pas 10-muajsh

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh. Cristina Rosi, 37, ishte shtatë muaj shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar. Vajza e saj, Caterina, u lind përmes operacionit. Ajo tani është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, "Mami”.

"Ne nuk e prisnim, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh," tha bashkëshorti i saj. Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes më të specializuar për shërimin e saj. Vajza e vogël e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes, por fatmirësisht nënë e bijë tashmë gëzojnë shëndet të plotë./L.F-dritare.net