
31-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes në Fier
E Hënë 12 Prill 2021, 12:12
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin e Fierit. Një 31 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë lindjes. Viktima është me origjinë nga Ballshi. Ngjarja ka ndodhur para tri ditësh. Ishin familjarët e të resë që ka ndërruar jetë që kanë denoncuar mjekët e spitalit. Nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje të rëndë./L.F-dritare.net

















